VMRO-DPMNE përmes një komunikate ka akuzuar se kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev nuk ndjen asnjë përgjegjësi për të mbrojtur interesat shtetërore dhe kombëtare dhe se edhe njëherë e riafirmon ofertën deri te ai që të tërhiqet nga platforma e partive shqiptare.
“Qytetarët nuk votuan as edhe për monedhat, as edhe për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në të gjithë territorin, as edhe për krijimin e shtetit binacional ose për federalizimin apo kantonizimin.
Qytetarët nuk votuan për deklaratën nga Tirana. Zaev e pranoi këtë vetëm për të ardhur në pushtet pa mbështetjen e popullit“, thuhet në deklaratën e VMRO.
Sipas kësaj partie, kjo mund të shkaktojë dëm të afatit të mesëm dhe afatgjatë, raporton Telegrafi.