Kryesore Vodhën 10 mijë euro në biznesin ku ishin punësuar, arrestohen 2 persona

Vodhën 10 mijë euro në biznesin ku ishin punësuar, arrestohen 2 persona

Dy persona janë vënë në pranga në Tiranë. Mësohet se ata kanë vjedhur në periudha të ndryshme kohore 10 mijë euro në subjektin ku punonin në lagjen “Ali Demi”.

“Si rezultat i tij u bë arrestimi i shtetasve G. K., 34 vjeç, dhe T. C., 49 vjeç, të dy banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në periudha të ndryshme kohore, kanë vjedhur shumën 10 000 euro, në një subjekt ku ishin të punësuar, në lagjen “Ali Demi””, njoftoi policia.

Ndër të tjera ka rezultuar se këtë dy persona ushtronin veprimtarinë e paligjshme të organizimit të lotarive të palejuara (basteve sportive), nëpërmjet aparateve të tyre celular.