Tre persona janë vënë në pranga pasi dyshohen si autorë të vjedhjes së 3 banesave në Cërrik, ku kanë marrë 40 milionë lekë të vjetra në total.
Të arrestuarit janë A. K. 22 vjeç, banues në Belsh, E. M. 40 vjeç dhe L. N. 49 vjeç, të dy këta të fundit banues në Lushnje.
Më 14 Maj 2023 ata vodhën 20 milionë lekë të vjetra në banesën e shtetasit E. I., më 7 qershor vodhën 13 000 Euro dhe 6 000 dollarë në banesën e O. B. dhe më 1 qershor vodhën dyert dhe dritaret e banesës së shtetasit Y. T.
Policia vijon punën për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga të tre këta persona.