Një 34-vjeçar është arrestuar sot në Tiranë pasi vodhi në një makinë në zonën e “Komunës së Parisi” dy celularë ‘Iphone’ dhe një portofol. I arrestuari është F.T, banues në Tiranë dhe pasi kishte vjedhur telefonat njërin ia kishte dhënë D.M, i cili do të procedohet në gjendje të lirë. Ndërkaq telefonin tjetër e kishte çuar në një servis për ta zhbllokuar dhe për ta marrë përsëri.
Policia pas vjedhjes që kreu mundi ta lokalizojë 34- vjeçarin duke e arrestuar në rrugën “Lambi Bonata”. Ai rezultoi se ka qenë edhe më parë i dënuar.
I riu tashmë do të përballet me akuzën “Vjedhje” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.