Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, deklaroi sonte në Open se ka pasur një diskutim me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, për çështjet e rendit publik në Shkodër.
Ademi tha gjithashtu se është përpjekur që të nënvizonte situatën e vështirë dhe shtoi se është irrituar nga një fjalë e Ardi Veliut.
“Më tha se para kamerave flas ndryshe e pas kamerave ndryshe”, deklaroi Ademi.
Ademi tha se ka pasur drejtues policie që nuk kanë bashkëpunuar fare me bashkinë.