Kryesore Von der Leyen takon Begajn, jep një lajm pozitiv për zgjerimin e...

Von der Leyen takon Begajn, jep një lajm pozitiv për zgjerimin e BE-së

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka nisur vizitën në Tiranë në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.

Menjëherë pasi mbërriti në Tiranë, Von der Leyen iu drejtua Presidencës për një takim me kreun e shtetit, Bajram Begaj.

Në një postim në platformën X, Von der Leyen, bën me dije se temë e diskutimit me Presidentin Begaj ka qenë zgjerimi i Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas shefes se KE-së, këtu nuk kemi të bëjmë me një çështje dyshimi nëse duhet të bëhet, por vetëm me një çështje kohe se kur do të anëtarësohen vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Nisja e vizitës sime në Shqipëri me një takim të mirë me Bajram Begaj. Zgjerimi është në krye të prioriteteve tona dhe Shqipëria është në rrugën e duhur. Ne duam që partnerët dhe fqinjët tanë të bashkohen dhe ta bëjnë Unionin tonë të plotë. Pra, nuk është çështja nëse, por kur”.

Pas ndalesës në zyrën e Begajt, Von der Leyen i është drejtuar ambienteve të “Shtëpisë së Europës” për të zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.