Politika Voton Erion Veliaj: Qytetarët të dalin të votojnë, janë fatet e qytetit...

Voton Erion Veliaj: Qytetarët të dalin të votojnë, janë fatet e qytetit për 4 vite

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i cili kandidon për një tjetër mandat, në krye të bashkisë së kryeqytetit, ka votuar së bashku me bashkëshorten e tij.

Kryebashkiaku Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime pasi problemi elektronik është rregulluar.

“Jam në dijen të faktit që kemi pasur disa avari, nuk do thoja dramatike. Më vjen mirë që kemi një vendimmarje. Gjithmonë duhet të prevalojë e drejta e qytetarëve për të votuar. Ftesa për gjithë qytetarët që mund të jenë dekurajuar, sidomos për atë që janë më të mëdhenj në moshë, është të rikthehen në qendrat e votimit. Është shumë e rëndësishme që të gjithë të dalin të votojnë. Janë fatet e qytetit për 4 vitet e ardhshme janë projektet e qytetit në lojë. Mezi pres që ta çojmë këtë proces deri në fund me qetësi.

Dua t’i falenderoj 5 kandidatët e tjerë, t’ju uroj atyre shëndet për familjet e tyre. Gara tani mbaroi. Atyre ju uroj shumë sukses por dhe gjithë qytetarët i falenderoj që ka qenë një nga fushatat më të qeta.

Ata që janë në krye të këtij procesi ta vazhdojnë me qetësi, ësht shumë e rëndësishme që të fitojë Tirana”.