Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka votuar në shkollën “Jeronim de Rada”.
Manastirliu iu bëri thirrje qytetarëve të votojnë masivisht për vendosur për drejtimin që do të marrë vendi në dekadat e ardhshme.
“Sot duhet të dëgjohet më fortë zëri i qytetarëve. Sot, sovrani zgjedh qeverinë dhe drejtimin që do të marrë vendi për dekadat e ardhshme. Kështu që, sa më shumë qytetarë të dalin në votime për të zgjedhur drejtimin që do të marrë vendin për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri”, tha ministrja.