Në një gjykatë në Athinë ka nisur gjyqi për atentatin ndaj avokatit Mikalis Zafiropulos, ku protagonist janë të njëjtët persona që vranë të dënuarin shqiptar Albert Bako në burgun e Koridhalo pak ditë më parë.
Mediat greke shkruajnë se për vrasjen e 36-vjeçarit ka dalë para trupës së gjyqtarëve, shqiptari Mikel Kastrioti, 33 vjeç.
Në dëshminë për ngjarjen e rëndë, Kastrioti tha se nuk donte ta vriste Bakon, pasi qëllimi i tij ishte vetëm ta lëndonte pak.
Në gjyq mes të burgosurve të përfshirë në vrasjen e 36-vjeçarit ishte edhe i burgosuri grek, Aristides Floros, i cili refuzoi që të dëshmonte.
Vrasja e avokatit Zafiropulos është mohuar nga dy të pandehurit e tjerë, shqiptarët Klodjan Lekoçi dhe Oldi Dulçe.
Kujtojmë se ka qenë atentati ndaj avokatit, që ka ndezur një konflikt brenda burgut mes Bakos dhe bashkëkombësit të tij 33-vjeçar, që e shty këtë të fundit ta ekzekutojë 36-vjeçarin përpara se ai të rrëfehej në procesin gjyqësor që nisi sot.
Ndërkohë, “Zougla.gr” raporton se 36-vjeçari “është qëlluar 17 herë me thikë në qafë dhe trup” nga Kastrioti.