Biznesmeni kinez, Tan Juhui, donte një vrasës me pagesë që të hiqte qafe një konkurrent, dhe ishte gati që për këtë të paguante rreth 250 mijë euro.
Vrasësi me pagesë që mori porosinë, vendosi t’ia japë një tjetër vrasësi me pagesë, për më pak para, dhe të mbante një pjesë të fitimit vetë.
Por dhe ky i dyti vendosi të paguajë një tjetër vrasës me pagesë, e të mbajë fitim. I treti bëri të njëjtën gjë, që të mos rrezikonte, dhe gjeti një të katërt. Por edhe i katërti mendoi se atë punë mund ta bënte dikush tjetër për më pak para, dhe gjeti të pestin.
Por i pesti mësoi se sa kishte paguar fillimisht biznesmeni, ndaj u zemërua që ia kishin ulur vlerën e kontratës aq shumë. Për këtë arsye, ai i tha viktimës të shtirej sikur kishte vdekur dhe as nuk e vrau fare, nga inati. Biznesmeni më pas shkoi në polici, e cila i arrestoi të pestë.