Gjykata Penale Tiranë vendosi masën “arrest me burg” për Roland Muzhaqin.
Muzhaqi u arrestua si përkrahës i autorit të vrasjes së 17- vjeçare Griselda Gjikolaj, e cila u vra mbrëmjen e së mërkurës në Laprakë. Në kërkim është shpallur autori i dyshuar, Robert.P.
Nga ngjarja mbeti i plagosur dhe shoku Griseldës, Erjon Benga. Kamerat e sigurisë zbuluan Muzhaqin dhe Robertin duke u larguar me xhup e kapuç.