Janë zbardhur detaje të reja për shqiptarin që mbeti i vrarë pasditen e së mërkurës në Brescia të Italisë. 33-vjeçari Alfons Kola u godit me thikë nga një tjetër shqiptar, jashtë një lokali në Calcinato.
Autor i dyshuar i kësaj ngjarje të rëndë është Petrit Gega, 52 vjeç. Ai u vu në pranga pak kohë pas ngjarjes së rëndë. Teksa motivet e kësaj vrasje nuk dihen ende, gazetarja e Tv Klan në Lezhë, Vera Deda mëson se si viktima Alfons Kola ashtu edhe autori Petrit Gega janë nga fshati Kallmet i Vogël i Lezhës. Banesat e tyre në këtë fshat janë vetëm pak metra larg njëra-tjetrës.
Sipas banorëve familjet kanë patur marrëdhënie shumë të mira me njëra-tjetrën dhe janë të tronditur nga kjo ngjarje.
Alfons Kola mbeti fillimisht i plagosur. Pavarësisht ndihmës mjekësore, ai nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë disa orë më vonë në spital.