Kryesore 3 kërkesat e BE për Kosovën dhe Serbinë, Rama: Faleminderit Macron dhe...

3 kërkesat e BE për Kosovën dhe Serbinë, Rama: Faleminderit Macron dhe Scholz. Vlerësoj dhe Vjosa Osmanin që foli direkt me Vuçiçin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për tri pikat e propozuara nga BE për të normalizuar situatën në veri të Kosovës.

Në një reagim në Twitter, Rama thotë se angazhimi i presidentit francez Macron dhe kancelarit gjerman Scholz për të zgjidhur këtë konflikt tregojnë shpirtin e vërteë të Europës.

“Nuk mund të falenderoj mjaftueshëm Presidentin Macron dhe Kancelarin Scholz për punën që po bëjnë për të finalizuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Duke u ulur me respekt me të dyja palët për të zgjidhur një konflikt absurd, kjo tregon shpirtin e madh të Europës. Faleminderit”.

“Vlerësoj gjithashtu Vjosa Osmanin që ka folur direkt me Aleksandër Vuçiç dhe shpresoj sinqerisht që tre kërkesat e Bashkimit Evropian të përmbushen menjëherë, në mënyrë që ky konflikt absurd të përfundojë përpara se të dëmtojë reputacionin e Kosovës dhe integrimin e saj të mëtejshëm në komunitetin demokratik”, shtoi kreu i qeverisë sonë.

Në fund, Edi Rama pati edhe një falenderim për  Përfaqësuesin e lartë të BE-së për Fqinjësinë dhe Politikat, Josep Borrell: “Një falënderim i madh shkon edhe për pasionin dhe durimin e Josep Borrell për të ndihmuar në këtë proces”.

Tre kërkesat e bëra publike nga përfaqësuesi i lartë i BE, Borrell, janë:

-Zgjedhje të reja lokale.

-Sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës.

-Fillimi i punës për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe me dialogun e lehtësuar nga BE.