Izraeli pranon fajin për sulmin në Gaza që vrau 7 punonjës të një organizate humanitare që shpërndante ushqim. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, që la spitalin pas një ndërhyrjeje, e përshkroi ngjarjen tragjike, që u mori jetën dhe disa shtetasve nga Polonia, Britania, Amerika dhe Australia, si një incident të paqëllimshëm.
“Fatkeqësisht, në ditën e fundit ishte një rast tragjik ku forcat tona bombarduan pa qëllim njerëz të pafajshëm në Rripin e Gazë. I ka lufta këto. Ne po shqyrtojmë rastin dhe jemi në kontakt me qeveritë e viktimave dhe do të bëjmë gjithçka për tu siguruar se nuk do të ndodhë më kurrë”, tha Benjamin Netanjahu.
Pas sulmit, pranë spitalit Al Shifa, Kuzhina Qendrore Botërore njoftoi se ka pezulluar operacionet dhe se do të marrë një vendim në të ardhmen. Gjithashtu shpreh një shok të madh pasi veprimet e ndihmësve humanitare ishin të koordinuara me ushtrinë izraelite. Një valë e madhe reagimesh kanë pasuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që shprehin pikëllim për humbjen e jetëve të pafajshme. Australia dhe shtetet amtare të personelit humanitar të vrarë në Gaza kërkuan sqarime të menjëhershme për ngjarjen tragjike nga Izraeli. Ndërkohë, Tel Avivi nuk tërhiqet nga veprimet e fundit për të sulmuar dhe shtetet fqinje, pavarësisht kërcënimit të Iranit se do të hakmerret për vrasjen e gjeneralit në Damask të Sirisë.
“Aktualisht jemi në një luftë në fronte të shumta, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Ne shohim prova të kësaj çdo ditë. Ne operojmë kudo, çdo ditë, në mënyrë që të parandalojmë që armiqtë tanë të marrin fuqi. Ua bëjmë të qartë çdokujt që operon kundër nesh, në mbarë Lindjen e Mesme, se çmimi për një veprim kundër Izraelit do të jetë shumë i lartë”, tha Yoav Gallant, ministër i Mbrojtjes i Izraelit.
Sulmi izraelit në Siri nuk është parë me sy të mirë nga aleatët e shteti hebre, ndërsa Rusia, Kina dhe vende të tjera e konsideruan një shkelje të sovranitetit.