Gjykata e Tiranës dënon me 15 vite burg Fredi Rrushin, i akuzuar për vrasjen dhe fshehjen e trupit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi përfundimtar shkon në 10 vite burg.
Në pretencë, prokuroria e kryeqytetit kërkoi 18 vite burg për Rrushin.
Kujtojmë se trupi i pajetë i Hoxhës u gjet më 6 nëntor 2021, pasi ishte denoncuar si i zhdukur nga familjarët e tij dy javë më parë.
Hoxha kërkohej prej 24 tetorit 2021, tre ditë pasi familjarët kishin humbur kontaktet me të.
Njeriu i fundit që takoi Hoxhën ishte Ferdinant Rrushi, aktualisht në paraburgim, i cili pretendon se e ka lënë mikun e tij në zonën e Treshit në Tiranë.