Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën arrest me burg për Mario Meshinin, djalin e arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Devi Kasmit mbrëmjen e 29 janarit.
Meshini nuk ka pranuar akuzën, ndërsa me dëshminë e tij ka dhënë ndihmën kryesore në zbardhjen e ngjarjes, pasi ai ka dhënë informacion mbi tiparet e ekzekutorit.
Po ashtu dhe kamerat e sigurisë në vendngjarje kanë filmuar dinamikën e vrasjes.
Masa e arrestit u dha në të njëjtën ditë kur policia arrestoi grupin kriminal “Enigma” të cilin e akuzon për vrasjen e Devi Kasmit.
Sipas policisë Kasmi u ekzekutua nga një vrasës grek me pagesë, ndërsa organizator është personi i shpallur në kërkim Altin (Aurel) Hoxhallari.