Aktualitet Vrasja e dy miqve të Vis Martinaj, dënohet me burgim të përjetshëm...

Vrasja e dy miqve të Vis Martinaj, dënohet me burgim të përjetshëm Eduard Lamaj, 33 vite për Ilir Likën

Viktimat, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji

Është dënuar me burgim të përjetshëm Eduard Lamaj, njëri nga ekzekutuesit e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në 30 maj 2020 në zonën e Mamurrasit.

Masa e dënimit u kërkua në seancën e 4 tetorit 2022 nga prokuroria e Laçit, ndërsa sot u dha vendimi.

Në këtë proces gjyqësor i pandehur është edhe Ilir Lika, ndaj të cilit prokuroria kërkoi deklarimin fajtor dhe dënimin me 35 vite burgim, ndërsa sot ai u dënua me 33 vite burg.

Lika u arrestua në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ndërsa Eduard Lamaj është ndaluar teksa merrte mjekim në ambientet e një klinike private në zonën e “Qytet Studentit”.

Lamaj, në këtë ngjarje mbeti i plagosur në këmbë, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit që pati me njërin prej viktimave, Bujar Lika.

Prokuroria në pretencën e saj ka pretenduar se Eduard Lamaj dhe Ilir Lika, kanë bashkëpunuar së bashku dhe me dy persona të tjerë, për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit.

Lika ishte një mik i ngushtë i Ervis Martinit dhe Ylli Brahimit të Milotit.

Brahimi gjatë gjithë ditës së ngjarjes, ka qenë nën shoqërinë e Bujar Likës, dhe në gjyqin kundër Lamaj dhe Ilir Likës, Brahimi rezulton të jetë thirrur si dëshmitar.

Në dëshminë tij, Eduart Lamaj është shprehur se u ka kërkuar ndihmë tre shokëve të tij për realizimin e planit, por objektiv sipas tij ishte Ilirjan Allamani, i cili në ato momente nuk ka qenë në ambientet e lokalit, por me të kishte konflikte të hershme që në Itali për drogë, ky ku i fundit nuk i jepte borxhin.