Shkon në 2 numri i të arrestuarve për vrasjen e dyfishtë mbrëmjen e 30 majit në një hotel në Laç ku u ekzekutuan Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.
Pas Eduard Lamajt që u prangos në një klinikë private në Tiranë, policia ka arrestuar edhe 33-vjeçarin Ilir Xhepaj i cili fshihej në një banesë në Tiranë.
Xhepaj konsiderohet si bashkëpunëtor i Lamajt, autorit kryesor të vrasjes.
Ai ishte në kërkim edhe për një plagosje të ndodhur në Laç në 15 maj të këtij viti. Të veshur si policë, ata hynë në hotel ku qëlluan për vdekje dy biznesmenët.
Mbeten ende në kërkim dy persona të tjerë të përfshirë në vrasje.