Aktualitet Dy viktima dhe 72 të infektuar nga Covid-19

Dy viktima dhe 72 të infektuar nga Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në vendi tonë janë kryer 374 persona dhe kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 72 persona.

Ministria e Shëndetësisë në komunikimin e përditshëm me publikun bëri me dije se 2 persona humbën jetë për shkak të COVID-19 duke e çuar numrin total të viktimave në 55.

“Një 70-vjeçar nga Shkodra dhe një 54-vjeçar nga Tirana, të konfirmuar me COVID-19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë ndërruar jetë në spitalin infektiv, me gjithë kujdesin e mjekëve dhe terapinë intensive. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar në 1384 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 374 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 72 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 19 të prekur në Tiranë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Shkodër, Durrës, Pukë, nga 4 raste në Sarandë dhe Vlorë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, 2 në Lezhë, dhe nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Kavajë.

Në vendin tonë aktualisht janë 963 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës”, bëri me dije Ministria e Shëndetësisë.