Policia e Elbasanit njoftoi se ka arrestuar autorin e vrasjes së Madrit Ulqinakut, ngjarje e ndodhur më 17 gusht.
Në pranga ka rënë autori Horgito Peqini, 18 vjeç.
Policia thotë se ka shoqëruar edhe shtetasin K.S., 33 vjeç, që ishte bashkë me autorin e vrasjes.
“Po punohet për sqarimin e rrethanave duke bashkëpunuar me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan”, tha Policia.