Kryesore SHBA tregon forcën: “Bisha” ajrore amerikane mbi sheshin Skënderbej

SHBA tregon forcën: “Bisha” ajrore amerikane mbi sheshin Skënderbej

Avionë amerikanë B52, “bisha” të vërteta ajrore, fluturuan mbi Sheshin Skënderbej, në një demonstrim forcë që përshkoi disa vende të rajonit, anëtarë të NATO-s.

“Jemi shumë të lumtur që jemi këtu, në mes të Tiranës, në mes të Shqipërisë për fluturimin historik të dy avionëve bombardues B52. Ashtu siç të gjithë e dinë, ata janë avionët më të mëdhenj të ushtrisë amerikane dhe po kryejnë një stërvitje duke fluturuar mbi rajon, përfshirë edhe Shqipërinë, por jo vetëm Shqipërinë.

Po fluturojnë edhe në vende të tjera. Kjo duhet ta bëjë shumë të qartë që për Shtetet e Bashkuara, marrëdhënia jonë në fushën e mbrojtjes, aleanca jonë me Shqipërinë, është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ne qëndrojmë gjithmonë krah aleates sonë të NATO-s. Tani, më pas, gjithmonë! Nuk duhet të ketë asnjë dyshim për këtë!”, shkroi me këtë rast ambasadorja Yuri Kim.

Nuk është e vështirë të kuptohet se ky manifestim force amerikane në rajon është një mesazh për Rusinë, por gjithashtu dhe për Serbinë, aleaten rajonale të saj.