Tetë punonjës policie të Drejtorisë së Elbasanit janë marrë nën hetim për ngjarjen e prillit të vitit të shkuar në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.
Me kërkesë të prokurorisë Gjykata e Elbasanit ka lëshuar për ta masat e sigurisë, ku dy prej tyre janë lënë në arrest shtëpie, ndërsa 6 të tjerë në detyrim paraqitje.
Albert Nushi, asokohe zv. drejtor për hetimin e krimeve dhe Niko Palla, zv. drejtor për rendin janë tashmë në arrest shtëpie.
D., 33 vjeç
P.B., 33 vjeç
E.B., 26 vjeç
M., 38 vjeç
D.D., 30 vjeç
B.K., 37 vjeç
Të sipërpërmendurit janë policët që janë pezulluar nga detyra.
Mbi ta rëndojnë akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Deklarimit të rremë”.
Hetimet e kryera nga Prokuroria e Elbasanit treguan se këta efektivë nuk kanë deklaruar saktë rrethanat e ngjarjes ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe të plagosur 4 të tjerë, pas një konflikti mes dy grupeve disa ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit 2021.
Vendimi i Gjykatës vjen pak javë nga përfundimi i afatit të hetimit për dosjen, ndërkohë në burg është vetëm ish-efektivi i RENEA Arbër Paplekaj, si autor i vrasjes.
Megjithëse në vendin e ngjarjes u gjetën 3 lloje gëzhojash, prokuroria ende nuk ka përgjigje se kush janë dy personat e tjerë që kanë qëlluar.
Më herët, gjykata hoqi masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë për Kelmend Xhaferrin, e vendosur me dyshimet se kishte qëlluar me armë zjarri në këtë ngjarje.