Aktualitet VIDEO e re nga aksidenti në Berat: 25-vjeçarja ishte në parakalim, humb...

VIDEO e re nga aksidenti në Berat: 25-vjeçarja ishte në parakalim, humb kontrollin për të shmangur përplasjen me kamionin

Zbulohen pamje të tjera nga aksidenti tragjik që i mori jetën nënës 25-vjeçare Klaudja Xhaferaj dhe djalit të saj 6-vjeçar.

Siç shihet në pamje, e reja pak para aksidentit është futur në parakalim dhe për një moment përballë saj ka ardhur me shpejtësi një kamion. Në këtë moment 25-vjeçarja ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumin Osum. Për pasojë ajo bashkë me djalin e saj humbën jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Ura e re” në rrugën “Antipatrea”.

Pavarësisht se qytetarë të rastit kanë tentuar të japin ndihmën e tyre, nuk kanë arritur të nxjerrin gjallë nga uji nënën dhe djalin e saj.