Gjykata e Posaçme ka dhënë këtë të mërkurë dënimin me 25 vjet burg për Blendi Tetën, i akuzuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në Gusht të 2019-s në Tiranë. Teta u dënua për akuzën e vrasjes me paramendim.
Për vrasjen e ish-policit vijojnë të jenë në kërkim edhe 7 persona të tjerë, mes tyre edhe vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka.
Hetuesit kanë dyshime se vrasja ka ndodhur për shkak të një konflikti të vjetër të viktimës me autorët. Malko u ekzekutua me breshëri automatiku, teksa lëvizte me makinë në zonën e Xhamllikut në kryeqytet.