Aktualitet Vrasja në Kavajë/ Zbardhet dëshmia e gruas: Isha ndarë nga Dritani, por...

Vrasja në Kavajë/ Zbardhet dëshmia e gruas: Isha ndarë nga Dritani, por ai insistonte për marrëdhënie

Zbardhet dëshmia e gruas Marsida Qatja, në banesën e të cilës u vra me armë zjarri shtetasi Dritan Haxholli, qëlluar me armën e shërbimit nga polici Bledar Toçi, që mbeti edhe vetë i plagosur.

“Shtetasja Marsida Qatja ka deklaruar se prej kohësh ka pasur  marrëdhënie me shtetasin Dritan Haxholli, marrëdhënie e cila sipas deklarimit te saj ka kohë që është ndërprerë, por pavarësisht  ndërprerjes se marrëdhënies, muajin e fundit shtetasi Dritan Haxholli  ka shkuar disa herë tek banesa e saj dhe ka insistuar për të kryer marrëdhënie me të”, bëjnë me dije burimet për Panoramën.

Marsida Qatja

Shtetasja Marsida Qatja e ka refuzuar shtetasin Dritan Haxholli, por ai ka këmbëngulur dhe e ka shqetësuar sërish.

Ajo këtë problem e ka ndarë me shtetasin Bledar Toci paraditen e djeshme dhe ai e ka siguruar se do ta zgjidhte këtë gjë me Dritanin.

Viktima, Dritan Haxholl

Në mbrëmjen e datës 09.10.2019 shtetasi Bledar Toci ka shkuar në banesën e shtetases dhe ka qëndruar sëbashku me të, në prani edhe të dy personave të tjerë, që ishin shokë dhe njëherësh fqinj të Marsidës.

Bledar Toci

Rreth orës 23:30 tek banesa e shtetases Marsida Qatja  ka shkuar shtetasi Dritan Haxholli, i cili ka pasur me vete edhe një armë zjarri automatik dhe me qytën e armës ka goditur dritaren e kuzhinës së banesës së saj.

Në këto kushte, Marsida ka komunikuar me të dhe e ka ftuar të vinte brenda për t’u sqaruar.

Sapo ka hapur derën  e banesës së saj, Dritani është futur me armë në dorë dhe ka konstatuar se në banesë ndodhej shtetasi Bledar  Toci.

Dritan Haxholli ka qëlluar me armë në drejtim të tij duke plagosur atë. Bledari ka nxjerre pistoletën qe kishte me vete, ka shkëmbyer zjarr me shtetasin Dritan Haxholli i cili ka mbetur i vdekur.

Marsida Qatja