Letër e motrës së Saimir Jakut, drejtuar mediave
Jam Adelina Jaku (Sali), motra e Saimirit, kriminel dhe tezja e Kreshnikut trafikant!
Lavdi zotit qe djali im eshte vetem 10 vjeç sot se kush e di cfare do te ishte sipas Klodianave, Dorianeve, Andeve, e lloj-lloj medie te “fjales se lire”.
Nuk me ka pelqyer kurre te shoh edicionet e lajmeve, te ndjek portale plot me informacione pavlere, veçanërisht keto 3 vitet e fundit kur une humba dy nga njerezit e mi te shtrenjte.
Vellain, Saimirin dhe nipin Kreshnikun. Ngjarje tronditese, por qe ne jete ndodhin.
Nuk gjetem shpjegim, nuk gjetem arsye, nuk u gjeten as vrases.
Me keto humbje te pasherueshme te shpirtit hoqa dore nga leximi i lajmeve online apo i ndjekjes se tyre ne TV kur pashe se si keta dy njerez qe ne humbem na i shndërruan ne kriminela, banda kriminale etj-etj, pavaresisht se pa mbledhur kurrfare informacioni te sakte apo fakti per cfare shkruajten. Pa pyetur sigurisht nese per keto shpifje disa njerez te gjalle denigrohen! Pa e vrare mendjen (sepse kjo merr kohe dhe energji) bene lajme fituan klikime dhe audience…
Nuk po ndalem te sqaroj si qe jeta e tyre e shkurter sepse ata njerez qe vertete na njohin e dine fort mire se qe e ndertuar me sakrifica, mundime e dhimbje…
Shoket dhe shoqet e klasave te tyre, ish-kolege i kane njohur afer. Ata ishin dy te rinj me endrra, njerez normale per moshen e tyre, sigurisht jo shenjter, por as ata te cilet shiten gazetat e televizionet! Nuk ishin as kriminele, e as trafikante dhe per kete nuk gjendet asnje akuze ndaj tyre e jo me denim i faktuar per trafik e banda, pervec lajmeve te “profesionisteve” pas vdekjes se tyre.
Na u thermua shpirti, por siç tha nena ime: “Mos Degjoni me lajme e llafe pazari, por te mbledhim therrimet e zemrave t’i bashkojme e te vazhdojme jeten, sepse ajo nuk eshte vetem dhurate por edhe detyre per njerezit”
Dhe ne te gjithe ne heshtje ashtu beme duke filluar ajo me shembullin e saj, motra jone e madhe qe ka dhe plagen dyfishe te humbjes se vellait e te djalit, dhe te gjithe ne bijte e saj.
Sot pas me shume se tre vitesh nga tragjedite qe kaluam, ndihemi te sulmuar te kercenuar e shume te lenduar, kete here jo prej plumbash por nga nje tufe gjallesash, nuk e di nese mund t’i quaj spiker, foles, zhurmues sepse te me ndjeni per ashpersine por njerez nuk mund t’i quaj!
Nuk mund te quaj njerez disa “gazetare investigative” qe transmetojne nje ngjarje tjeter tragjike ne Shqiperine tone dhe pa nje rrjedhe logjike ndertojne “kronologji datash” skenare te tere vrasjesh te cilat ndodhin mes dy ”bandave kriminale!”!
Do te doja t’i pyesja Klodianat, Dorianat, Andet, Lalat, Bezatet, Borat e shirat e shume te tjere si keta, kush ishte banda e Saimirit? Kush ishte banda e Kreshnikut? Kur jane gjykuar sa qene gjalle per trafik te lendeve narkotike? Kur jane dyshuar per te tilla krime??? Kur???!!!! Por nuk mundem, nuk mundem se ne mes te kesaj dhimbje te thelle qe kam ne shpirt me qeshet. Po po me qeshet ne menyren me te pershtire se sa te MJERE jane! Ata nuk kishin kurre nje dyshim per te tilla akuza sa jetuan e jo me denim te faktuar!
Une ende sot nuk e di kush m’i vrau familjaret dhe pse??? Jam ende ne hijen e dyshimeve, por nese keta gazetare qe “dine gjithcka” le te na e thone!
Gazetare qe ushqehen me fatkeqesite e njerezve ne menyren me te paskrupullt, qe kerkojne te pijne gjak edhe nga te vdekurit!
Pyes veten nese e dine zonjat dhe zoterinjte profesioniste, dhe mediat ku ushqehen se SHPIFJA NDAJ TE VDEKURVE te cilet tashme nuk mund te vetembrohen perben veper penale! Gjithsesi une me kembengulje dhe durim do te perpiqem t’ua kujtoj nepermjet personave qe I kane njohurite e nevojshme ligjore.
Nuk besoj se u behet vone se duke sajuar keto “hasmeri familjesh qe kontrollojne qytetin” siç shprehen ata, nxisin makabritete te tjera dhe behen me te rrezikshem se vete vrasesit qe nuk u gjenden deri tani!
Me dhimbsen per paaftesine qe kane si fillim per te qene njerez qe mendojne e me pas per te qene edhe profesioniste! Vite drite larg me te dyja.
Dua te sqaroj qe neve si familjare nenes tone, motrave e vellait nuk na ndryshoni asgje ne jete me te pavertetat qe shpifni, por MUND TE NA SHENJONI SI TARGET TE MUNDSHEM PER KRIMIN E RADHES TE CILIN DO TE NXITONIT TA BENIT LAJM!
Per ta mbyllur duhet t’i kerkoj falje nenes time e cila pavaresisht se per kete shkrim mund dhe te mos njoftohet, sigurisht qe nuk do te ishte dakort ta shkruaja! Nuk do te ishte dakort sepse ajo “nuk do t’i fryj zjarrit”
Me fal nane por barra qe na kane vu asht shume ma e rande se na takon e une nuk po mundem ma!!!!