Policia e Shkodrës ka arrestuar një nga personat e përfshirë në vrasjen e 33-vjeçarit Valter Fierza.
Në pranga ka rënë Paulo Mhilli, vëllai i autorit të dyshuar Klaudio Mhilli.
Ndërkohë, ky i fundit vijon të jetë në kërkim së bashku me 3 persona të tjerë.
Pesë persona ishin të përfshirë në vrasjen e Valter Fierzës në fshatin Hot i Ri mbrëmjen e së enjtes.
Personi që akuzohet se ka qëlluar direkt Valter Fierzën është Klaudio Mhilli.