Dhurata Saliaj, vajza e 53-vjeçarit Mexhit Picari që u arrestua sot për vrasje dhe plagosje pranë Gjykatës së Tiranës, është arrestuar nga Policia e Tiranës.
33-vjeçarja ishte në proces divorci me ish-bashkëshortin Kudret Saliaj, i cili mbeti i vrarë sot nga babai i Dhuratës.
Policia thotë se Dhurata Saliaj dhe babai i saj Mexhit Picari janë të dy autorë të ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Mexhit Picari qëlloi me armë ish-dhëndrin Kudret Saliaj në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës. Nga të shtënat mbeti i plagosur jashtë rrezikut edhe avokati i viktimës, Adriatik Cama.
Ngjarja e rëndë ndodhi përpara nisjes së seancës gjyqësore për procesin e divorcit dhe kujdestarinë e fëmijëve mes Dhurata Saliaj dhe Kudrejt Saliaj.
Babë e bijë tashmë akuzohen për vrasja e funksionarëve publikë e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare e kryer në bashkëpunim, vrasja në rrethana cilësuese e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtja pa leje.