Politika Rama, takim në mesnatë me ambasadoren amerikane

Rama, takim në mesnatë me ambasadoren amerikane

Foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim kanë zhvilluar një takim mbrëmjen e kësaj të premteje.

Takimi është zhvilluar në rezidencën e Ambasadores Amerikane dhe ka zgjatur më shumë se një orë.

Nuk dihet tema e diskutimit mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores amerikane Yuri Kim.

Këtë të premte u publikua një mesazh urimi i Sekretarit Blinken për fitoren e Ramës në zgjedhje, ndërsa kreu i qeverisë sapo mbylli një vizitë në Turqi.