Aktualitet Vrau Arian Gosën në Kavajë, vetëdorëzohet në polici Habib Rexha

Vrau Arian Gosën në Kavajë, vetëdorëzohet në polici Habib Rexha

Habib Rexha, 31-vjeçari i akuzuar si vrasësi i Arian Gosës në Kavajë më 21 maj, është vetëdorëzuar në Policinë e Kavajës.

Rexha u dorëzua me vullnet të lirë dhe pas kërkesës së familjarëve.

Ai qëndroi dy ditë në arrati pasi vrau Arian Gosën në një lokal të Kavajës pasditen e së dielës.

Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen Nr.1 të Kavajës pasditen e së dielës, teksa Arian Gosa ishte duke konsumuar një kafe me babain e tij. Ky i fundit pa të birin t’i vritej përpara syve.

Habib Rexha u identifikua nga policia rreth 3 orë pas krimit dhe u shpall zyrtarisht në kërkim.

Ngjarja e rëndë, erdhi pas më pak se dy muajsh nga vrasja e Edmond Gosës, vëllait të Arian Gosës, i cili në fund të marsit, pas një sherri për motive banale, në një tjetër lagje të Kavajës, u konfrontua fizikisht me shtetasin Altin Rexha, vëllain e Habib Rexhës.