Është ekstraduar nga Milano, Etien Cani i akuzuar për vrasje të dyfishtë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2012, ku Cani, akuzohet për ekzekutimin e babë e bir Gentian dhe Nezir Beqirin në Elbasan.
Etjen Caniu identifikua si autor i vrasjes dhe ishte shpallur në kërkim me vendim të gjykatës së Elbasanit. Cani u arrestua në korrik të këtij viti dhe së tashmë është ekstraduar nga autoritetet italiane për llogari të drejtësisë shqiptare.
Si bashkëpunëtor në këtë vrasje akuzohet edhe Ervis Bardhi.
Si ndodhi ngjarja?
Cani dhe Gentian Beqiri ishin shokë të ngushtë në kohën që ndodhi krimi i dyfishtë, dhe ngjarja e rëndë ka ndodhur në kohën kur Beqiri ishte i paralizuar dhe në arrest shtëpie, si një nga autorët e vrasjes së Sokol Çapjas.
Asokohe 40-vjeçari kishte më shumë se 6 vjet që ishte thuajse i paralizuar, pasi në tentativë për t’i shpëtuar policisë, e cila e kishte pikasur që po tentonte të kalonte kufirin, ishte hedhur nga Komisariati.
Cani dhe Beqiqaj ishin shokë të ngushtë dhe 28-vjeçari ishte i vetmi që e vizitonte në shtëpi teksa ishte i paralizuar.
Mirëpo, e dashura e Canit u bë shkak që miqësia e tyre të përfundonte në një krim të dyfishtë. Cani merret me vete në shtëpinë e Beqirit edhe të dashurë e tij, dhe në një moment kjo e fundit ëshrtë ngacmuar nga Beqiri.
E dashura nuk ia kishte mbajtur kete sekret të dashurit dhe i kishte phuar se Gentjan Beqiri i kishte futur duart’.
Pas kësaj, 28-vjeçari u fut në banesën e Beqirit më datë 15 gusht të vitit 2012, teksa ky i fundit flinte gjumë dhe e qëlloi me tre plumba në kokë. Më pas rrahu me sende të forta babain e tij, Nezirin i cili humbi jetën pasi nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.