Bota Trump ofron ushtrinë amerikane për të “fshirë” kartelet e drogës, Presidenti meksikan...

Trump ofron ushtrinë amerikane për të “fshirë” kartelet e drogës, Presidenti meksikan nuk pranon

Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador ke hedhur poshtë ofertën e Donald Trump për të luftuar kartelet e drogës.

Lopez Obrador tha se edhe në të kaluarën ishte ndërmarrë një nismë e tillë nga presidentët e tjerë meksikanë, por nuk kishte funksionuar. Ai u tha gazetarëve se e falënderonte homologun amerikan për ofertën, por nuk mendonte se i duhet ndihma e Shteteve të Bashkuara. “Nuk mendoj se kemi nevojë për ndërhyrjen e një qeverie të huaj për t’u përballuar me këtë çështje”, tha Lopez Obrador.

Biseda mes dy krerëve të shteteve, pas ngjarjes makabër ku 9 anëtarë të një familjeje, shtetas amerikanë dhe meksikanë, u vranë në një pritë, u konfirmua edhe nga Shtëpia e Bardhë. “Presidenti Trump bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara dënojnë këto sulme të pakuptimta e të dhunshme që morën jetën e shtetasve amerikanë dhe ofroi ndihmë për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit.

Vetë Presidenti shkroi në Twitter: “Nëse Meksika ka nevojë ose kërkon ndihmë për të spastruar këto monstra, SHBA është gati për ta bërë këtë punë shpejt dhe saktë. Kartelet janë bërë kaq të fuqishme sa ndonjëherë duhet një ushtri për të mposhtur një ushtri. Është koha që Meksika, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, të shpallë luftë ndaj karteleve të drogës dhe t’i fshijë nga faqja e dheut”.

Tragjedia e familjes amerikane është ngjarja e fundit e ndodhur në Meksikë. Muajin e kaluar 13 policë u vranë pas një prite në shtetin perëndimor Miçoakan, ndërsa pak javë më parë, dy djemtë e El Chapo-s u arrestuan, por arritën të shpëtonin pasi agjentët speciale u rrethuan nga civilë të armatosur që praktikisht e bënë qytetin zonë lufte.