Dy persona të arrestuar në Greqi nga Interpol Athina janë ekstraduar në Shqipëri, aty ku duhet të vuajnë dënimin.
Njeri nga personat e prangosur është Petrit Buzi, 47 vjeç.
Ai është arrestuar nga autoritetet policore në Athinë, në mars 2019, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata Fierit, në vitin 2005, e ka dënuar këtë shtetas me 16 vjet burgim, për “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim”.
Buzi në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë, ka vrarë shtetasin N. H., në fshatin Kallm i Madh, Fier.
Po ashtu u bë ekstradimi nga Athina, Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar T. Sh., alias T. S., alias E. P., 34 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në maj 2018 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.