Politika Opinionet e Venecias, Balla “thumbon” Metën: Mos të lexohen si tifozë të...

Opinionet e Venecias, Balla “thumbon” Metën: Mos të lexohen si tifozë të ndonjë ekipi të kategorisë së tretë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka komentuar opinionet e Komisionit të Venevias për ligjin e Antishpifjes dhe për procedurën e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në një deklaratë për median Balla tha se vendimet finale të Venecias nuk duhen lexuar “me euforinë si tifozë të ndonjë ekipi të kategorisë së tretë”, por sipas tij duhet që ti shërbejë zbatimit të reformave në vend siç është ajo e drejtësisë.

“Venecia ka miratuar dy opinione të kërkuara nga Shqipëria në rastin e Antishpifjes është kërkuar nga raporteret për Shqipërinë në KE.

Dua të them që dy opinionet i shërbejnë ecurisë së mëtejshme, të reformës në Drejtësi dhe si edhe nevojës imediate për të rregulluar një sektor të rëndësishëm të demokracisë në vend siç është ai i medias. Demonstrojnë traditën e suksesshme të bashkëpunimit me Venecian.

Opinionet duhen lexuar e analizuar me vëmendje pa euforinë si tifozë të ndonjë ekipi të kategorisë së tretë, por që ti shërbeje zbatimit të reformave në vend siç është ajo e gjithëpranuar, ajo e drejtësisë.

Nuk është detyrë e Venecias të analizojë palët, kush ka të drejtë dhe kush është gabim në raportin me zbatimin e ligjit, por e autoriteteve kompetente shqiptare, është detyra jonë që opinionet të mos i lexojmë me disa fjali të shkëputura, por në tërësi.

Parlamenti ka përgjegjësi që të zbërthejë çdo rekomandim por të adresojë hapat për zbatimin e tyre. Procesi nuk mund të jetë ekzaltimi që minimizohet kush ka të drejtë dhe gabim, por publiku do i lexojë dhe gjykojë të gjithëve, kush e sheh Venecian me syrin kush fiton e kush humb nuk ka shqetësim demokracinë e kushtetutën”, tha Balla.