Pak orë pas krimit të rëndë, zbardhet dëshmia e Erdet Çapokut, i cili akuzohet se vrau nusen e vëllait të tij, 35-vjeçaren Enkeleda Çapoku. Ngjarja e rëndë ndodhi në Paskuqan. “BalkanWeb” ka siguruar dëshminë e të riut para oficerëve të policisë.
Në gjendje të rënduar psikologjike, Çapoku pohoi se ishte penduar për vrasjen.
“Jam penduar për vrasjen. Nuk duhet ta kisha bërë. Isha i nxehur dhe doja të nxirrja dufin. Me kunatën kam pasur mosmarrëveshje gjithmonë. Ajo nuk më respektonte dhe nuk më dëgjonte. Pasi u perlesha me të, e pashë që po i dilte shumë gjak nga koka dhe ika. U fsheha tek shtëpia e kushëririt në Laprakë derisa erdhi policia (Shtëpia ishte bosh pasi kushëriri jetonte jashtë vendit)”, tha ai.