Një gjykatë gjermane dënoi me burgim të përjetshëm një mbështetës të ekstremit të djathtë për vrasjen dy vjet më parë të një politikani pro-imigracionit, në një çështje që ngriti pikëpyetje nëse Gjermania po bënte aq sa duhej për të luftuar radikalizmin e krahut të djathtë.
Walter Luebcke, një anëtar i konservatorëve të partisë së Kancelares Angela Merkel, u gjet i vdekur në jashtë shtëpisë së tij në Hesse në qershor të vitit 2019. Ai ishte qëlluar në kokë nga një distancë e afërt.
“I akuzuari u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Dr. Luebcke” tha Gjykata e Lartë Rajonale në Frankfurt në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.
Luebcke ishte një figurë që urrehej ka ekstremistët e djathtë për shkak të mbështetjes së tij të hapur për vendimin e Merkel në 2015 për të hapur dyert e Gjermanisë për qindra mijëra emigrantë dhe azilkërkues, shumë prej tyre që ishin nga konfliktet në Lindjen e Mesme.