Extra Dy qiellgërvishtëset që do të magjepsin botën

Dy qiellgërvishtëset që do të magjepsin botën

Arkitektët kanë kërkuar leje për ndërtimin e dy qiellgërvishtësve me një formë të jashtëzakonshme në Vankuver, të cilët do të arrinin një lartësi prej 117 metra.

Dizajni është bërë nga kompania me bazë në Britani “Heatherwick Studio”. Ndërtesa janë planifikuar të jenë në formën e një peme.

Qiellgërvishtësit, sipas dokumenteve të paraqitura, janë planifikuar të ndërtohen në rrugën “Alberni”, në lagjen West End. Kulla perëndimore, më e larta, do të kishte 34 kate.

“Koncepti synon të sjellë një nivel të ri të përsosmërisë globale të dizajnit në Vankuver”, thanë përfaqësues të kompanisë.