Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 21 vite burgim për Griseldo Kusin, i cili dy vite më parë vrau me armë zjarri teknikun e kondicionerit, Indrit Çela.
Ky i fundit punonte në vilën në pronësi të familjes Kusi në rrugën Myslym Shyri në kryeqytet për instalimin e sistemit të kondicionimit.
Por pas një debati për mënyrën e vendosjes së kondicionerit, Griseldo Kusi qëlloi me pistoletë teknikun e kondicionerit duke e lënë të vdekur.
Për këtë ngjarje të ndodhur në Gusht të vitit 2019, akuzohen edhe vëllai e babai i Griseldo Kusit, për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.