Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në fshatin Shupenzë të Bulqizës.
Mësohet se një konflikt për motive të dobëta mes dy të rinjve, banues në Homesh, është përshkallëzuar në përdorimin e armëve të ftohta. Gjatë konfliktit 30-vjeçari Dorian Mema ka goditur me kaçavidë 26-vjeçarin Dritan Manjani, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.
Shërbimet e Policisë lokalizuan, kapën dhe arrestuan Dorian Mema, autorin e ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.