Një ditë pasi qeveria e Kosovës miratoi projektligjin për kompetencat dhe direktivat që duhet të ndjekë ekipi negociator në dialogun me Serbinë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç e sheh shumë të largët marrëveshjen përfundimtare Prishtinë – Beograd.
“Shqiptarët mendojnë se e gjithë Kosova është e tyre. Ndërsa serbët, veçanërisht ata në Kosovë e dinë që Kosova nuk është e jona. Kemi këndvështrime tepër të kundërta megjithatë jemi gati të punojmë për një marrëveshje të kënaqshme për serbët dhe shqiptarët” – tha sot Presidenti serb.
Vuçiç tha se nuk e ka problem të dialogojë me Limajn e Ahmetin, por rikujtoi se dialogu me Kosovën do të vijojë vetëm kur të hiqet taksa 100% për produktet serbe.
Ky ngërç duket se do të mbajë peng për një kohë të gjatë dialogun, pasi në mbledhjen e qeverisë të hënën, kryeministri kosovar Ramush Haradinaj përsëriti se taksa do të hiqet vetëm kur Serbia të njohë Kosovën.
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të mërkurën për të miratuar projektligjin e të propozuar nga qeveria për dialogun.