Gazetari shqiptar i akredituar në Serbi, Idro Seferi ka zbuluar disa detaje në komunikimin mes tij dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë konferencave për shtyp.
“Shumë shpesh presidenti Vuçiç në konferenca krijon interaksion me gazetarët dhe sidomos kur flet për Kosovën e ka qejf të përdorë fjalë shqip dhe më pyet se a është mirë dhe unë ia kthej që ‘po’”, ka treguar Seferi në “Info Magazine”.
“Vuçiç po ashtu Ferizajt nuk i thotë në serbisht Uroshevac, por në shqip duke tentuar të tregojë se e njeh situatën”, rrëfen gazetari.
Ndërkaq, Seferi ka treguar edhe për një pyetje që i ka bërë ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiç për Kosovën.
“E kam pyetur se kur do të ndërpresë së lobuari kundër pavarësisë së Kosovës dhe ai më tha se kur të ndalojë Shqipëria së lobuari pro pavarësinë së Kosovës”.