Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se deklarata e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj se Kosova nuk do të heqë taksën e 100 për qind për mallrat nga Serbia, është një lajm i keq dhe sinjal i keq jo vetëm për Serbinë, por edhe të gjithë rajonin.
Deklarata e Vuçiç bë nga Davosi, ku ai nuk e pranoi logjikën e shefit të qeverisë së Kosovës se “taksa do të mbetet në fuqi deri një marrëveshje gjithëpërfshirëse”.
“Si mund të flasim për diçka derisa kemi dikë që thotë se dëshiron një marrëveshje, e nga ana tjetër fut norma anti-civilizuese? Për fat të keq, pavarësisht nga disa lajme të mira, ky është një lajm i keq, sinjal i keq, jo vetëm për Serbinë, por për të gjithë rajonin”, theksoi Vuçiç.
Ai tha se “Serbia do të vazhdojë të furnizojë popullin e saj në Kosovë, pavarësisht nga vështirësitë”.