Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ishte në shkretëtirën e Bahreinit me Shejh Nasser bin Hamad Al-Khalifa, ku ndau entuziazmin e tij përmes Instagramit.
“Një pasdite e paharrueshme në shkretëtirë. Unë jam i kënaqur me mikpritjen e djalit të mbretit, Shejh Nasser Bin Hamad Al Khalifa.
Unë kurrë nuk kam përjetuar diçka të tillë dhe shpresoj të jem në gjendje t’ia kthej mirënjohjen.
Aty kisha mundësinë të shihja racën e njohur të qenve Bahrainit – seluki, qen tepër të guximshëm dhe të shpejtë“, shkroi Vuçiç.