Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është dërguar në spital për shkak të problemeve me zemrën. Njoftimi vjen nga zyra presidenciale në Beograd, bëri të ditur të shtunën, AFP. Suzana Vasiljevic, këshilltarja për media e presidentit, tha se “tani Vuçiç është në gjendje të mirë shëndetësore”, por nuk dha të dhëna të tjera. Deri më tani nuk ka pasur njoftime, se presidenti serb, Vuçiç ka probleme shëndetësore, por mediat lokale kanë raportuar më parë, se ai vuan nga tensioni i lartë.
Vuçiç ka qenë kryeministër serb nga viti 2014-2017, deri kur u ngjit në postin e presidentit. Sipas kushtetutës serbe, presidenti ka një rol të gjerë përfaqësuese, por Vuçiç konsiderohet, si njeriu që ka fijet në dorë në Serbi. Opozita dhe organizatat joqeveritare e akuzojnë atë për stil autoritar të qeverisjes dhe kufizim të lirisë së mediave.