Kryesore Vuçiç: Po rritet në mënyrë dramatike mbështetja për “Shqipërinë e Madhe”

Vuçiç: Po rritet në mënyrë dramatike mbështetja për “Shqipërinë e Madhe”

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka deklaruar sot se mes shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri “po rritet në mënyrë dramatike” mbështetja e projektit të bashkimit dhe shtoi se “nuk ka iluzione” që në valët e kësaj mbështetje politikanët e Prishtinës dhe Tiranës do të vazhdojnë me politikën që qëllim përfundimtar ka bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas tij, kohë më parë Edi Rama ka thënë se Kosovën e konsideron pjesë të Shqipërisë, kësaj i janë bashkuar edhe politikanë tjerë që flasin për bashkim që përbën politikën e tyre dhe jo nervozë aktuale.

“Kuptoj çfarë është politikë, por nëse dikush dhjetë herë deklaron diçka atëherë kjo nuk është politikë. Në Shqipëri dhe Kosovë po rritet në mënyrë dramatike mbështetja për bashkim, kjo mbështetje ishte 35 për qind dhe 40 në Shqipëri që është rritur në 72 përkatësisht 75 për qind. Edhe njëra edhe pala tjetër punojnë për bashkim, kjo mbështetje kontribuon në tensione në regjion”, vlerësoi Vuçiç.

Lidhur me takimet në Mynih ai theksoi se ishte “posaçërisht i kënaqur” me bisedimet që ka pasur me deputetët e Bundestagut gjerman.

Me kongresistët amerikanë ka pasur bisedime të “rënda”, lidhur me vëllezërit Bytyqi.

“Në këtë ka insistuar kongresmeni Eliot Engel që është lobues shqiptar. Unë dënoj atë krim dhe po punojmë të gjejmë fakte për kryesit e atij krimi”, ka thënë presidenti serb.