Vullnetarët të cilët morën pjesën në testet klinike të vaksinës ruse për Covid-19 kanë dalë nga spitali ushtarak ku mbaheshin në Moskë. Konkluzioni se sa mirë ka funksionuar pritet që të publikohet në Gusht.
Rezultatet paraprake kanë treguar që vaksina ka krijuar një përgjigje të saktë imunitare për vajzat dhe djemtë e rinj që morën pjesë. Asnjë dëm anësor i madh nuk është regjistruar gjatë testimeve.
Testi klinik u nda në dy faza dhe u zhvillua nga spitali qendror ushtarak Burdenko në Moskë. Gjatë fazës së parë në Qershor testimet u ndanë në dy grupe me nga nëntë vullnetarë.
Pasi nuk u regjistrua asnjë dëm anësor tek asnjë grup, në fazën e dytë u provua tek 20 vullnetarë të tjerë. Izolimi i tyre përfundoi të hënën pasi u bënë testet e fundit nga kërkuesit.
Vullnetarët vinin si nga radhët e ushtarakëve edhe civilëve. Ata shpenzuan më shumë se 40 ditë nën vëzhgim të rreptë. Kjo vaksinë që po testohet është vetëm një prej të cilave aktualisht po zhvillohen në Rusi.