Politika Rama: Ne do t’i hapim listat sepse kështu duan qytetarët

Rama: Ne do t’i hapim listat sepse kështu duan qytetarët

Kryeministri Edi Rama vijon të insistojë për listat e hapura. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se hapja e listave përfshin qytetarët edhe në zgjedhjet e deputetëve.

“Ne do të hapim listat sepse Partia Socialiste do atë që duan qytetarët”, shkruan Rama. Kreu i qeverisë e shoqëron postimin e tij me një video ku thuhet se është momenti se është koha për lista të hapura pasi janë të rëndësishme për demokracinë.

“Ato krijojnë një lidhje më të fortë mes votuesit dhe të zgjedhurit. Në vend që deputetët të zgjidhen nga krerët e partive janë qytetarët ata që vendosin ditën e zgjedhjeve. Le t’u hapim portën listave të hapura. Le t’i hapim portën për një demokraci më të fortë në Shqipëri. Qytetarët duan listat e hapura. PS do atë që duan qytetarët”, thuhet në video.