Mauro Icardi duket se po shkon drejt rinovimit të kontratës së tij me Interin dhe kjo është dëshmuar nga vetë gruaja-menaxhere e tij, Wanda Nara.
E pyetur nga një gazetar në Itali, në lidhje me çështjen e kapitenit zikaltër, Wanda u përgjigj me togfjalëshin “do të rinovojë”, duke lënë të kuptohet se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët.
Për të përforcuar edhe më tepër këtë fjali të saj, modelja argjentinase ka menduar të prezantojë projektin e saj më të ri, atë të një kënge për skuadrën zikaltër.
Bëhet fjalë për një këngë që Wanda Nara e këndon në bashkëpunim me një këngëtar italian dhe që pritet të dalë së shpejti në qarkullim.
“Zikaltër në zemër! Një fanellë që nderohet në shtëpi dhe në transfertë”, thuhet mes të tjerash në tekstin e këngës së Wandës.