Ishte një kohë kur shqiptarët ndiqnin vetëm telenovela meksikane dhe aktori William Levy ishte dhe mbetet ndër më të preferuarit e grave shqiptare.
Disa fanse siç duket kanë menduar t’i bëjnë një dhuratë simbolike me detaje nga Shqipëria.
Levy ka publikuar në Instastory-n e tij një letër me mesazhe urimi nga fansat, disa stilolapsa dhe një anije me emrin “Albania”. Brenda anijes shihet një detaj kuq e zi, por nuk kuptohet se për çfarë bëhet fjalë.
“Gjithmonë mirënjohës për detajet tuaja”, shkruan aktori i cili tani do të ketë një suvenir nga Shqipëria.
Fanset nga Shqipëria e kanë ndjekur dhe pëlqyer shumë William Levy, për shkak të roleve të tij në telenovelat si: Triunfo del Amor, Sortilego, La Tempestad, Cuidado con el ángel.