Sport Xavi i thotë “Jo” Barcelonës dhe (për momentin) do qëndrojë në Katar

Xavi i thotë “Jo” Barcelonës dhe (për momentin) do qëndrojë në Katar

Pas dy ditësh bisedime me klubin katalanas, ish-mesfushori spanjoll, trajneri i Al Sad, Xavi Hernandez, ka vendosur të vazhdojë aventurën e tij arabe. Bisedimet janë lënë ta hapura për në verë, por deri atëherë drejtuesit e Barcelonës duhet të marrin një vendim për çështjen e trajnerit aktual, pasi pozitat e Ernesto Valverdes janë lëkundur shumë pas humbjes me Atletiko Madrid në Superkupën e Spanjës.

Xavi ka thënë “Jo”, të paktën deri në verë. Ish-futbollisti legjendar i katalanasve ka folur gjatë me administratorin e klubit, Oscar Graun dhe ish-shokun e skuadrës Eriv Abidal, por në fund ka vendosur të mos kthehet në “Camp Nou” që në këtë moment, siç i kanë kërkuar drejtuesit. Gjithçka mbetet e hapur për një akord të mundshëm në verë. Për momentin, “maestro Xavi” qëndron në stolin e Al Sad dhe të premten do të luajë finalen e Kupës së Katarit kundër Al Duhail të Mario Manxhukiç.

Ajo që mbetet për t’u sqaruar në këtë moment është pozicioni i trajnerit Ernesto Valverde, i cili ka kaluar një fundjavë shumë të trazuar pas humbjes ndaj Atletiko Madrid në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës. Ai sigurisht që nuk i ka pritur mirë bisedimet e hapura në Ksavin. Nesër Barcelona rinis stërvitjen dhe klubi duhet të marrë një vendim sa i takon të ardhmes së Valverdes, ta shkarkojë apo të vazhdojë me të, sepse nuk mund të sillet sikur asgjë nuk ka ndodhur. Gjasat janë që të shkarkohet Valverde dhe të ketë një zgjidhje të përkohshme deri në qershor.